Kadri Veseli interesohet për ekonominë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një takim me përfaqësues të institucioneve ekonomike, vendore e ndërkombëtare, si dhe të bizneseve.

Takimi kishte për qëllim krijimin e bazës së nevojshme ligjore, për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm për iniciativën e lirë ekonomike.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Veseli tha ky takim dhe takimet tjera që do të jenë të rregullta, udhëhiqet nga ideja që të ndërtohet një grup këshillëdhënës prej të cilit dëshirohet të merren inpute të drejtpërdrejta mbi situatën e sektorit privat në Kosovë, si dhe të evidentohen hapat që duhet ndërmarrë për të përmirësuar situatën ekzistuese.

Kryetari i Kuvendit tha se tanimë është arritur një konsensus sa i përket prioritetit që duhet të ketë ekonomia, krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimi i bilancit tregtar të Kosovës.

“Si kryetar i Kuvendit do të angazhohem që të krijojmë bazën e nevojshme ligjore dhe t’i heqim barrierat burokratike për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm për iniciativën e lirë ekonomike. Është interes vital që legjislacioni të jetë stimulues për biznesin, e jo ta ngulfatë atë”, theksoi Veseli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kadri-veseli-interesohet-per-ekonomine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala