Kadri Veseli vlerëson lart takimin e sotëm të liderëve politik

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvnedit të Kosovës Kadri Veseli përmesë një letre të dërguar mediave ka vlersuar lart takimin e sotëm të liderëve politik.

Ai ka thënë se tryeza e sotme e përbashkët e subjekteve politike parlamentare, e mbajtur me iniciativën e Presidentes së Republikës  së Kosovës, Atifete Jahjaga, është një hap pozitiv në drejtim të shtensionimit të situatës politike në vend.

“E përgëzoj Presidenten Jahjaga për këtë iniciativë të saj dhe njëkohësisht e inkurajoj që të vazhdoj edhe më tutje, që në këtë mënyrë, të ndihmoj dialogun e domosdoshëm në mes pozitës dhe opozitës, në funksion të tejkalimit të situatës së krijuar”, ka thënë Veseli.

Kryeparlamentari Veseli, ka shtuar se  dialogu institucional është rruga e vetme e ecjes përpara të vendit tonë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës e presin këtë nga të zgjedhurit e tyre”, ka thënë ai ndër të tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kadri-veseli-inkurajon-presidenten-qe-te-vazhdoje-dialogun-ndermjet-pozites-dhe-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala