Kadri Veseli i ngjitet bjeshkës

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, të shtunën ia ka mësyrë majave të larta të bjeshkëve të Kosovës. Ai ka postuar në faqen e tij në facebook një fotografi afër një lisi me borë dhe ia ka kushtuar disa fjalë lartësive të vendit, pa përmendur se ku gjindet saktësisht.

“Lartësitë e Kosovës janë një mrekulli e vërtetë e natyrës. Një vend ideal i relaksimit shpirtëror. Kosova jonë e dashur ka një reliev ku ngrohtësia e fushave dhe freskia e lartësive malore i ngjajnë një harmonie pothuajse poetike”, shkruan Veseli.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kadri-veseli-i-ngjitet-bjeshkes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala