Kadri Veseli heq rrethojat e Kuvendit

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari Kadri Veseli ka marrë vendim që të hiqen rrethojat e hekurta të Kuvendit të Kosovës që kanë mbetur që nga koha e UNMIK-ut.

Sipas një njoftimi për media nga zyra e Kuvendit ky vendim është marrë në vazhdimësinë e hapave të ndërmarra nga kryetari Veseli për hapjen e institucionit më të lartë të vendit –Kuvendit të Kosovës.

“Kjo hapje është në funksion të transparencës ndaj publikut dhe qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kadri-veseli-heq-rrethojat-e-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala