Kadri Veseli fluturon nëpër botë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se promovimi i Kosovës në vendet e Amerikës Latine është një ndër sfidat kryesore në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Kryetari i Kuvendit ka postuar një fotografi në profilin e tij në “Facebook” ku shihet duke pritur fluturimin për në Panama.
Ai shkruan se gjendet në Lisbonë, në pritje të fluturimit për Panama.
Bile bënë me dije se po konsultohet me materialet e përgatitura nga Ministria e Punëve të Jashtme për vendet e Amerikës Latine.
“Promovimi i Kosovës në këtë kontinent dhe konsolidimi i lidhjeve me vendet e këtij rajoni është një ndër sfidat kryesore tona në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkruan Veseli.