Kadri Veseli falenderon shtetet që përkrahën Kosovën për UNESCO

Autori:Gazeta Fjala

Kryeparlamentari përmes Facebook ka falenderuar shtetet që e përkrahën Kosovën drejtë rrugës së saj për në UNESCO.

“Falënderoj në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Kroacinë dhe Shqipërinë, për angazhimin maksimal që vendi ynë të bëhet pjesë e UNESCO-s”, shkruan ai.

Edhe ambasadorja Vlora Çitaku ka shkruajtur në Twitter me rastin e votimit të KOSOVES në UNESCO.

”Ne ja dolem” KOSOVA në UNESCO”, shkruan ajo. / Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kadri-veseli-falenderon-shtetet-qe-perkrahen-kosoven-per-unesko/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala