Kadri Veseli del t’i qetësojë deputetët e Opozitës (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një moment interesant ka ndodhur në hyrje të Kuvendit të Kosovës, pasi që deputetët e Opozitës ishin ballafaquar me njësitet e policisë paraprakisht.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka dalur në hyrje të objektit të Kuvendit, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve që të kthehen në Parlament.

Ai thotë se nuk ishte në dijeni se policia i ka ballafaquar deputetët dhe u ka bërë thirrje të kthehen brenda në Parlament.

“Deputetët kanë të drejtë të hynë në Parlament çdo herë, në çdo moment”

“Duhet të qetësohemi, të kemi mirëkuptim mes vete”.

“Deputetët e kanë vendin në Kuvend”, ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kadri-veseli-del-ti-qetesoje-deputetet-e-opozites-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala