Kadaj-Bujupi: Tërheqje ose dorëheqje

Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, pas marrjes së fjalës është shprehur që opozita nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
“Përderisa Kosova është në një gjendje të jashtëzakonshme, ne nuk e kemi në plan të dorëzohemi. Do të vazhdojmë të pengojmë vazhdimin e këtyre marrëveshjeve. Qeveria të tërhiqet ose të dorëhiqet”, ka thënë Kadaj-Bujupi.