Kadaj-Bujupi mund të dënohet deri në 10 vjet burgim

Autori:Avdyl Pajaziti

Proceset penale i kanë ndarë të mërkurën dy partitë opozitare – Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën te Pallati i Drejtësisë.

Fatmir Limaj e Donika Kadaj-Bujupi kanë qenë për pak kohë në të njëjtin objekt. Por, për arsye të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Limaj, i akuzuar se ka vjedhur paratë e taksapaguesve të Kosovës, e Kadaj-Bujupi si e dyshuar se ka përdorur mjete të rrezikshme siç pretendon ajo për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Kosovës.

Proceset e ndara penale, kanë bërë që Fatmir Limaj të mos solidarizohet fare me kolegen e tij, Kadaj-Bujupi, ndonëse i takojnë një blloku opozitar që po i kundërshton marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Teksa Limaj nuk ka qëndruar shumë në sallën e gjykimit si i akuzuar për korrupsion, Kadaj-Bujupi është mbajtur thuajse gjithë ditën.

Seanca kundër Limajt është shtyrë për shkak se njëri prej anëtarëve të trupit gjykues ka pasur rast vdekjeje, Kadaj-Bujupi është marrë në pyetje dhe është dërguar në gjykatë me kërkesë të Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit prej 30 ditësh si e dyshuar për veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm, që dënohet deri në 10 vjet burgim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kadaj-bujupi-mund-te-denohet-deri-ne-10-vjet-burgim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala