Kadaj-Bujupi: Ministri Hyseni duhet të jap llogari për Kumanovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë për Gazetën Fjala se ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hysni duhet të jap llogari për konfliktin në Kumanovë.

Ajo ka thënë se AAK shumë shpejt do të bëjë publike edhe kërkesat konkrete që i kanë për Hysenin.

“ Ministri Hyseni fillimisht ka deklaruar se ka informacione për ngjarjet në Kumanovë dhe më pas i ka mohuar dhe ka qenë kontroversë. Por këto deklarime të tij kanë qenë publike, dhe ne si AAK shumë shpejt do të bëhen publike se cilat janë kërkesat tona për Hysenin. Ai duhet me dhënë llogari. Kjo është papërgjegjshmëri e tij.”- ka thënë Kadaj Bujupi për Gazetën Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kadaj-bujupi-ministri-hyseni-duhet-te-jap-llogari-per-kumanoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala