Kadaj-Bujupi: Disa persona qëndruan para shtëpisë sime dhe më përcollën deri në Rrokum

“S’jam e njoftuar zyrtarisht që asht lëshue fletëarrest për mu”, tha Donika Kadaj-Bujupi si e ftuar në emisionin Rrokum Roll, në Rrokum Tv.
Kadaj tha se do të ishte më e drejtë që ajo të lajmërohej në mënyrë zyrtare, si dhe shtoi se nuk arrin ta kuptojë se si mund të gjykohet pa u gjykuar.
Deputetja tha se para shtëpisë së saj kanë qëndruar për një orë dy civilë me veturë të tipit “Golf 5” dhe se e kanë përcjellë gjatë tërë rrugës deri në Rrokum.
“2 civile me Golf 5 me kane percjelle nga shtepia deri ne Rrokum”, tha Kadaj-Bujupi.
Krimet e Hashim Thacit mbas luftes e mbas pamvaresise se Kosoves jane te randa, kete e dijne edhe qytetaret. Por nji dite ai ka me pague per keto krime”, vleresoi Kadaj-Bujupi.
“Hashim Thaci i ka përdore parët për me ardh në pushtet, e tash po i përdore parët e qytetarëve për me qendru në pushtet”.
“Na s’e kemi kërkue dorëheqjen e Qeverisë, po vetëm hekjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet e damshme. Le ti hekin nënshkrimet dhe opozita kthehet në Kuvend”, tha Kadaj-Bujupi tue bisedue për ngjarjet e kohëve të fundit.
Kadaj-Bujupi e krahasoi situaten ne ditet e sotme me ate te viteve ’80-’90 ne vend.
“Isa Mustafa ka qene ne nji regjim qe ka vra njerez, e tash asht nen regjimin e Vucicit”, shtoj ajo.
“Qysh me vendose qe Kosoven me kthye nen regjimin e Serbise, kur para 16 viteve te njajtit njerz e kane vra e kane masakrue njerez”, tha Kadaj-Bujupi tu bisedue per marreveshjen e Asociacionit te komunave me shumice serbe.
Simbas saj, asht plotesisht e qellimshme dhe provikim thirrja per seanca ende pa u zgjidh situata, ata po dojne me nxite dhune”.
“Asnjiher, s’kam ba asnji krim, e kam ba vetem per te miren e vendit tim”, ishte pergjigja e Kadaj Bujupit ne pyetjen e moderatorit Jupolli se a ka me shku ne polici nese ka thirrje.