Kaçaniku ndihmon bizneset për “Gjenerimin e të ardhurave”

Komuna e Kaçanikut, e përkrahur nga Qeveria e Luksemburgut do të ndihmojë biznese në këtë qytezë.
Komuna e Kaçanikut ka ftuar të gjithë të interesuarit që kanë për qëllim hapjen e bizneseve fillestare, por dhe bizneset ekzistuese që kanë për qëllim zgjerimin e biznesit të tyre që të aplikojnë për të qenë përfitues të mundshëm në projektin “Gjenerimi i të Ardhurave” i cili bashkëfinancohet nga Qeveria e Luksemburgut dhe Komuna e Kaçanikut dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg.
Përfituesit e projektit do të përkrahen deri në shumën maksimale prej 10 mijë euro sipas ndarjes: Fondacioni Kosovë-Luksemburg do të participojë deri në vlerën 5 mijë euro ose 50 për qind të shumës së përgjithshme, Komuna e Kaçanikut me 2 mijë e 500 euro ose 25 për qind dhe përfituesi do të participojë në projektin e tij me 2 mijë e 500 euro ose 25 për qind.