Kaçaniku e Hani i Elezit, në pritje të ndihmave për fatkeqësitë natyrore

Autori:Avdyl Pajaziti

Komunat Kaçanik dhe Hani i Elezit po shpresojnë të marrin asistenca të nevojshme për fatkeqësitë natyrore eventuale gjatë motit të vështirë, shkruan sot Koha Ditore.

Këto dy komuna janë të njohura për rrezikun që u kanoset vazhdimisht nga rrëshqitjet e dheut dhe ortekët.

Reshjet e shiut dhe të borës kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut, gurëve, drunjve dhe përmbytje nga uji në shumë lokacione në territorin e komunës së Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit duke bllokuar rrugë, duke dëmtuar prona publike dhe private, madje janë rrezikuar edhe njerëzit.

Dhe sipas raporteve të fundit nga të dy komunat dëmet e shkaktuara vlerësohen të jenë mbi 700 mijë euro. Kaçaniku është dëmtuar saktësisht me 471.855 euro, ndërsa Hani i Elezit me 250 mijë euro.

Ditëve të fundit, ndërkaq, në të dy komunat ka pasur vizita edhe nga Agjencia zvicerane Platforma Zvicerane për Fatkeqësitë Natyrore (PLANAT). Kjo organizatë bashkë me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) janë njoftuar me dëmet e shkaktuara në të dy komunat si pasojë e rrëshqitjeve të dheut e gurëve dhe përmbytjeve të ndodhura gjatë stinës dimërore, përcjell koha.net. Dhe, pak ditë pas takimeve me agjencitë e sipërcekura të dy komunat po presin asistencë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kacaniku-e-hani-i-elezit-ne-pritje-te-ndihmave-per-fatkeqesite-natyrore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala