Kabineti i kryeministrit ia she hajrin MSA-së

Autori:Zekirja Shabani

Kosovarët e parë që ia kanë parë hajrin nënshkrimit të MSA-së tashmë janë bërë publik. Është ky kabineti i kryeministrit Isa Mustafa.

Të martën pothuajse gjysma e kabinetit të Isa Mustafës ka udhëtuar në Strasburg për të marr mëditjet në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Kryeministri me vete ka marr tre shefa (shefen e stafit, shefin e kabinetit dhe shefen e protokollit) drejtorin e zyrës për informim dhe ekipin tjetër përcjellës.

Këtë fotografi e ka publikuar në rrjetin social Facebook, Sokol Havolli shef i Kabinetit të kryeministrit.

“Ekipa Europiane! Faleminderit për mbështetje përfaqësuesve diplomatik të Kosovës në Francë dhe Belgjikë”, ka shkruajtur ai tek foto. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kabineti-i-kryeministrit-ia-she-hajrin-msa-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala