Ka rënie të veprave penale në Ferizaj

Autori:Gazeta Fjala

Komuna e Ferizajt në nivel vendi është shembull për nivelin e sigurisë, është thënë të martën në një takim të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e ku ndër të tjera është thënë se niveli i veprave penale ka shënuar rënie të dukshme.

Përfaqësues të institucioneve lokale por edhe ata të Policisë së Kosovës, kanë thënë me këtë rast se pavarësisht kësaj edhe Ferizaj nuk mund të mbetet imun ndaj ngjarjeve që po zhvillohen në arenën ndërkombëtare dhe atë vendore.

I pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, duke folur para anëtarëve të këtij këshilli, i cili në përbërje ka pothuajse të gjitha shtresat e shoqërisë, ka thënë se edhe Ferizaj është pjesë rrjedhëse e shoqërisë, por që dallohen me një shkallë të lartë të sigurisë.

Madje, ai, ka shtuar se bazuar në raportet e policisë shkalla e veprave penale ka shënuar rënie, ndërsa, është angazhuar për rritjen e vigjilencës në ruajtjen e interesit të përgjithshëm qytetarë dhe për një jetë të qetë .

“Gjatë këtij viti shpesh herë jemi përballur me tendenca, përpjekjeve për prishjen e renditdhe qetësisë publike por edhe me masa të tjera si produkt të luftërave të ndryshme të pakuptimta që janë zhvilluar në lindjen e afërt dhe të mesme edhe nga persona që i kanë takuar komunës sonë, por që në fakt nuk kemi ndonjë element që do të ngrinte shkallën e shqetësimit në nivel të komunës”, ka thënë Svarqa, teksa ka përmendur edhe një ekces që ka ndodhur në fshatin Softaj ku është dëmtuar xhami i kishës së fshatit.

“Ne poashtu kemi pasur edhe disa ekcese të vogla të cilat besoj se nuk mund ta prishin imazhin e përbashkët të një jete ndërfetare dhe bashkësisë së komuniteteve që jetojnë në komunën e Ferizajt. Kanë qarkulluar në opinioninformacionet se ka pasur sulm në kishën e fshatit Softaj. Përkundër shpejtësisë së intervenimit, ne kemi dhënë një urdhëresë që të konstatohet në vendngjarje dëmi eventual, i ciliedhe pse nuk është vlerësuar se nga cilët shkaktarë është krijuar, kompania që merret me mirëmbajtje me të shpejtë e ka evituar”, ka nënvizuar Svarqa.

Në anën tjetër edhe komandanti i policisë në Ferizaj, kapiteni Qazim Rekaj, ka thënë se niveli sigurisë në komunën e Ferizajt është i lartë, ndërsa ka thënë se krahasuar me vitin 2014niveli i veprave penale këtë vit ka shënuar rënje dhe kjo falë punës së policisë dhe bashkëpunimit me qytetarët e komunës.

“Sa i përket sigurisë, nuk kemi asnjë informacion nga organet tjera të sigurisë se qyteti i jonë është i rrezikuar, por asnjëherë nuk mundemi me qenë të sigurt se edhe te ne nuk mund të ndodh diçka. Ne si polici jemi të përgatitur, kemi planet tona, kemi rritur vigjilencën, kemi shtuar patrullimet natën si dhe kemi rritur bashkëpunimin me qytetarë” ka thënë Rekaj.

Ndryshe, u bë e ditur se në rrafshine sigurisë komuna e Ferizajt ka ngritur bashkëpunimin edhe me prokurorinë e shtetit dhe gjyqësorin, ndërsa paralajmërimeve për protesta nga opozita nuk duhet dhënë konatacione politik kanë thën ë drejtuesit e pushtetit të Ferizajt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ka-renie-te-veprave-penale-ne-ferizaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala