Ka nisur takimi i Presidentes me tre liderët opozitarë

Tashmë ka nisur takimi i paralajmëruar i presidentes Atifete Jahkaga me tre liderët e partive opozitare Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
Takimi po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një rrugë që do të kthente në normalitet punën e institucioneve, të bllokuara nga veprimet e opozitës tashmë të kthyer në bllok, që kërkojnë tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi.
Tri partitë opozitare para takimit kanë thënë se nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre për anulimin e marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë për “Zajednicën” dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Pas takimit pritet që pjesëmarrësit në bisedime të prononcohen rreth takimit.