Ka filluar periudha e zhdukjes së njerëzimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Disa shkencëtarë kanë deklaruar se, në planetin Tokë ka filluar periudha e shkatërrimit në masë që kërcënon ekzistencën e njerëzimit.

Në studimin e ri thuhet se “pa pikë dyshimi” njerëzimi ka hyrë në periudhën e shkatërrimit në masë, që llogaritet në mesin e gjashtë periudhave më shkatërrimtare në Tokë, shkruan “Daily Mail”.

Studimi gjithashtu thotë se dritarja për ruajtjen e specieve të kërcënuara nga zhdukja po mbyllet shpejt.

“Studimi tregon pa pikë dyshimi se ne kemi hyrë në periudhën e gjashtë të shkatërrimit në masë”, ka thënë Paul Ehrich, profesor për Studimet e Popullatës në Institutin Stranford Woods për natyrë.

Studimi i ri, i cili është publikuar në revistën “Science Adcances”, tregon se speciet tokësore janë duke u zhdukur 100 herë më shpejtë sesa norma normale mes çdo shkatërrimi në masë.

“Nëse lejohet vazhdimi i këtij problemi, jetës në Tokë do t’i duhen miliona vjet për tu shëruar dhe speciet tokësore do të zhdukeshin shumë herët”, ka thënë Gerardo Ceballos.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ka-filluar-periudha-e-zhdukjes-se-njerezimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala