Juventus-Barcelona në finale të Ligës së Kampionëve

Autori:Zekirja Shabani

Juventusi është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur të mërkurën Real Madridin.

Zonja e Vjetër nga Torino nxori një barazim 1:1 në Santiago Bernabeu, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Alvaro Morata ishte heroi i Juves në këtë sfidë, me golin e realizuar në minutën 57’, duke barazuar golin e Cristiano Ronaldos (23’ p).

Në finale, Juventusi do të përballet me Barcelonën, skuadër e cila mbrëmë eliminoi Bayern Munichun.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/juventus-barcelona-ne-finale-te-liges-se-kampioneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala