Jovanoviq: Serbia ta njohë menjëherë Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk do të ketë integrim në BE.

Ai në një intervistë për Tanjug, kësaj radhe, përveç Kosovës, ka përmendur edhe çështja e Bosnje e Hercegovinës.

Jovanoviq, kohë më parë i ka ftuar elitën politike në Serbi që “sa më shpejtë ta njohin Kosovën, pasi që ky është kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE”. Ai ka thënë se “Serbia duhet të ndalojë refuzimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”.

“Në Serbi duhet të vazhdohet të largohen raportet e urrejtjes më Kosovën, më shpejtë sesa që kërkohet nga BE-ja, pasi nga ky normalizim rajonit, varet e ardhmja”, ka thënë kreu i liberalëve serbë, transmeton lajmi.net.

“Kjo do të thotë që Serbia sa më shpejtë ta jep pëlqimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB, më pas shtimi i njohjeve, që do të ishte njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim në BE. Ndërsa për politikën vendore ndërprerjen e krijimit atmosferës së urrejtjes dhe marrëzive të viteve të nëntëdhjeta”, ka thënë  Jovanoviq. /Lajmi.net/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jovanoviq-serbia-ta-njohe-menjehere-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala