Jovanoviq: Po të isha kryeministër i Serbisë, do ta njihja Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Në intervistën për “Veçernji list” lideri i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq ka thënë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe që kjo më kurrë nuk mund të mohohet.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për çështjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe ka thënë se “Po të isha kryeministër i Serbisë do ta njihja Kosovën”, citon Telegraf sr. Jovanoviqin t’i ketë deklaruar “V.Listit”, transmeton koha.net.

“Njohja, derisa ende e ka njëfarë peshe, duhet të pranohet si instrument për realizimin e pozitës sa më të mirë të bashkësisë së atjeshme serbe”, ka thënë Jovanoviq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jovanoviq-po-te-isha-kryeminister-i-serbise-do-ta-njihja-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala