Jovanoviq: Pavarësia e Kosovës, çështje e kryer

Autori:Avdyl Pajaziti

Shteti i Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe ai vazhdon të injorohet vetëm nga politikanët e papërgjegjshëm. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”, presidenti i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq.

Ai thotë se sa më shpejt që Kosova të pranohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian është më mirë që konfliktet e vjetra me Serbinë të kthehen në një marrëdhënie të respektimit të dyanshëm, “në shpresë dhe miqësi”.

Politikani më i moderuar serb Jovanoviq, duke folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë ka thënë se shpallja si “fitore” nga ana e Serbisë me këtë Marrëveshje është vetëm një vazhdim i politikave destruktive në Beograd që humbjet t’i cilësojë si fitore.

Duke pranuar se Serbia ka kryer krime të tmerrshme në Kosovë, Jovanoviq, që në Serbi e njohin si “Çeda”, i ka ftuar serbët e Kosovës që t’i mbrojnë vetë interesat e tyre e jo të lejohen të manipulohen nga Beogradi. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jovanoviq-pavaresia-e-kosoves-ceshtje-e-kryer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala