Jostabiliteti politik po i shkakton dëme të mëdha ekonomike Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Zhvillimet e kohëve të fundit në Kuvendin e Kosovës nuk po shihen me sy të mirë as nga Banka Botërore.

Ky institucion i rëndësishëm financiar i kritikon të gjitha partitë politike që më parë i çojnë përpara agjendat politike, sesa që po mendojnë të punojnë në zhvillimin ekonomik, raporton KTV.

Në një intervistë për KTV-në, menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në vendin tonë, Jan Peter-Olters ka deklaruar se janë tri kushte që duhen plotësuar për të mundësuar një zhvillim ekonomik.

Sa i përket procesit të termocentralit Kosova e Re, Olters ka thënë të ketë ende një numër të madh të paqartësive që po e përcjellin këtë projekt, por se Banka Botërore do të vazhdojë ta mbështesë projektin, nëse ai është sipas parametrave të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kosova duhet ta shfrytëzojë rininë që ka emigruar më herët nëpër Evropë, si dhe të bëjë reforma të thella për rritjen e zhvillimit ekonomik, të cilat do të ndikonin në uljen e numrit të të rinjve që po shikojnë të gjitha mënyrat për të dalë jashtë vendit.

Olters sërish ka kërkuar nga institucionet që të marrin për bazë modelin e zhvillimit të bujqësisë dhe atë ta përdorin edhe në sektorë të tjerë.

Në këtë sektor, sipas tij, ka rritje edhe sektori i përpunimit dhe i cilësisë së ushqimit, transmeton Koha.net.

Përkundër këtyre problemeve dhe sfidave, Banka Botërore parasheh një rritje të eksportit, ndërkaq rritja ekonomike për këtë vit pritet të sillet mes 1 dhe 3%.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jostabiliteti-politik-po-i-shkakton-deme-te-medha-ekonomike-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala