Joshua Tree, pema më e dashur e shkretëtirës (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kjo është një ndër bimët më të rralla në botë. Në SHBA njihet si Joshua Tree, por emri i saj shkencor është Yucca brevifolia. Kjo bimë vendase gjendet në rajonet e shkretëtirës së Amerikës së Veriut dhe ne mund të admirojnë në Parkun Kombëtar Joshua Tree, Kaliforni.

Habitati i saj natyral ndodhet në shkretëtirën Mojave, një rajon shumë i thatë i Kalifornisë. Ekzemplarët e kësaj lloj peme, mund të jetojnë deri në 150 vjet. Çdo vit miliona vizitorë udhëtojnë tek Parku Kombëtar Joshua, për të fotografuar këtë pemë të mrekullueshme që mund të rritet dhe të mbijetojnë për qindra vjet në një zonë spektakolare të shkretëtirës.

Dashamirës të fotografisë shkojnë aty për ta admiruar, e cila sot për sot mund të konsiderohet si pema më e Fotografuar në botë. Nëse ju nuk do të keni mundësi që të shkoni në Kaliforni, mund ta shijoni pemën, duke parë imazhet e shumta që qarkullojnë në internet.

2 3 4 5

/albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/joshua-tree-pema-me-e-dashur-e-shkretetires-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala