Jones: Specialja mund ta qartësojë të kaluarën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kanë mbetur edhe disa veprime për të cilat duhet t’i votojnë Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Holandës, deri në funksionalizimin e plotë të Gjykatës Speciale, ka thënë ministrja e Jashtme e Holandës, Renee Jones.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Jones ka potencuar se Holanda ka qenë gjithmonë e gatshme të ndihmojë në funksionalizmin e Speciales, por, siç ka thënë ajo, aktualisht negociatat janë duke u zhvilluar mes Bashkimit Evropian dhe autoriteteve të Kosovës.

Diplomatja holandeze e cila ka vizituar Kosovën në kuadër të përgatitjeve për marrjen e presidencës në BE gjashtë muajt e ardhshëm, ka thënë se nënshkrimi i MSA-së është një kornizë e mirë për ta zhvilluar më tej shtetin.

E pyetur se kur Kosovës do t’i hiqen vizat, Jones ka deklaruar se fokusi kryesor duhet të jetë në përmbushjen e kritereve të cilat kryesisht ndërlidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jones-specialja-mund-ta-qartesoje-te-kaluaren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala