Johannes Hahn: Nënshkrimi i MSA-së moment historik për të ardhmën e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Në prezantimin e raportit të zgjerimit 2015, në konferencën për shtyp, eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, e ka quajtur moment historik nënshkrimin e MSA-së për të ardhmen evropiane të Kosovës, si dhe ka theksuar se Bashkimi Evropian mbështet marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Hahn ka thënë gjithashtu se qëllimi i Bashkimit Evropian është që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE-së, por ka theksuar se shpejtësia e anëtarësimit varet krejtësisht nga ato shtete, transmeton Gazeta Fjala.

Hahn e vuri theksin tek ngërçi që ka bllokuar themelimin e Gjykatës Speciale dhe tek situata e rënduar politike. Kosova është në hapat e parë të rrugës së integrimit, theksoi ai, ndaj duhet të vijojë axhendën e reformave.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të arrihet për një ditë dhe në atë proces ka vonesa”, ka theksuar Hahn, duke shtuar se “detyrim yni është të jemi të durueshëm por edhe ambiciozë”.

Hahn nënvizoi se vetëm Serbia ka shanset e marrjes së datës së hapjes së negociatave, pasi sipas tij ka shënuar progres në konsolidimin e shtetit ligjor dhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/johannes-hahn-nenshkrimi-i-msa-se-moment-historik-per-te-ardhmen-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala