Jo 5 milionë, por 6.5 milionë euro duhet paguar Kosova për rastin e pasaportave

Autori:Gazeta Fjala

Situata është edhe më keq sesa u mendua. Fundi i skandalit të pasaportave rezulton edhe më rëndë sesa që u dha lajmi disa ditë më parë, raporton lajmi.net.

Ministria e Punëve të Brendshme ka edhe dhjetë ditë të paguajë gjobën e  shqiptuar nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris, lidhur me skandalin e pasaportave.

Por kjo gjobë nuk është 5 milionë euro siç u konfirmua edhe nga MPB-ja nëpërmjet një konference për media, të mbajtur para disa ditësh.

Janë rrafsh 6.5 milionë euro që shteti kosovar  duhet të paguajë, në mënyrë që të shlyejë dënimin që mori për shkak se shkëputi në vitin 2011, njëanshëm kontratën me kompanisë austriake të prodhimit të pasaportave OeSD.

Kësaj kompanie, MPB-ja i kishte mbetur borxh 1.4 milionë euro. Por tash pas procesit gjyqësor, austriakëve duhet paguar 5 milionë euro, ose më saktë,  4.990 milionë euro, raporton lajmi.net.

Megjithatë, zyrtarët e MPB-së rezulton se e kanë fshehur gjysmën e së vërtetës së dhimbshme për të gjithë taksapaguesit kosovarë.

Përgjigjja e kthyer nga OeSD në sqarim të dilemes nëse e gjithë gjoba është 5 milionë apo ato janë vetëm paratë që duhet dhënë kompanisë

Vendimi i marrë nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris, në dëm të MPB-së, përfshinë edhe normën e interesit që duhet paguar dhe shpenzimet e gjykatës, të cilat për një institucion si ai në Francë, janë shumë të larta.

Kështu, lajmi.net ka kontaktuar zyrtarët e kompanisë austriake OeSD të cilët në formë të shkruar kanë konfirmuar se Republika e Kosovës, atyre duhet t’u paguajë të pastra 5 milionë euro, raporton lajmi.net.

Jasmin Rader, asistente e menaxherit të përgjithshëm të kompanisë OeSD, konfirmon për lajmi.net se Republika e Kosovës duhet të paguajë 6.5 milion euro.

“E gjithë shuma në përgjithësi arrin deri në 6.5 milion euro”, thotë  Rader për lajmi.net.

Në anën tjetër, ata sqarojnë se edhe 1.5 milion euro, përveç atyre 5 milionëve, duhet paguar nga Kosova për shpenzime të gjykatës dhe normat e interesit.

Pra në total, janë 6.5 milion euro para të kosovarëve që do të shkojnë dëm brenda dhjetë ditëve.

Krejt kjo pasi vendi i gjykatës është marrë javën e kaluar dhe afati për shlyerjen e gjobës është 14 ditë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jo-5-milione-por-6-5-milione-euro-duhet-paguar-kosova-per-rastin-e-pasaportave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala