Jevtiq fton serbët të kthehen në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Rreth 200 serbë të shpërngulur nga Kosova kanë vizituar sot Ferizajn dhe kanë marrë pjesë në një meshë në kishën e Carit të Shenjtë Urosh në qendër të qytetit.

Me ta ka qenë ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq, i cili i ka ftuar serbët të kthehen në qytetin e tyre dhe të mos e shesin pasurinë.

Jevtiq, në deklaratën për tanjug, transmeton Koha.net, tha se ka gatishmëri të pushtetit lokal në Ferizaj,i cili po ia rregullon fasadën e kishës, që të përkrahë kthimin e të shpërngulurve.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe sot të ftoj të shpërngulurit të jenë këmbëngulës dhe të nisin procesin e kthimit dhe që ata që s’e ka kanë shitur pasurinë, mos ta bëjnë këtë në të ardhmen. Ne gjithsesi do të jemi këtu që t’iu ndihmojmë në procesin e kthimit”, ka thënë Jevtiq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jevtiq-fton-serbet-te-kthehen-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala