Jetojnë me “lule xheneti” (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Altin Berisha çdo ditë udhëton nga Fushë Kosova për në Prishtinë me një krah lule. Cak të ndaljes e ka sheshin “Nënë Tereza”. Në këtë vend ai banë goxha pazare duke shitur “lule xheneti”. Në një paketë letre i vendos buqetat e ndara me lule, të cilat i shet nga 0.50 cent ssecilën.

“Brenda ditës shes deri në 30 buqeta dhe fitojë 15 euro në ditë”, thotë Altini derisa numëron parat e fituara.

“Mirë, deri tash paskam fitu 10 euro.  Po ka kohë ende deri në mbrëmje”, thotë ai

E, nga kjo punë, Altini me te ardhura ai kalon edhe babait të tij, i cili punon punëtor fizik për 12 euro në ditë në Fushë Kosovë.

Altini në rrëfimin e tij për gazetën “Fjala” tregon se lulet e ka vështirë t’i mbledhë dhe se duhet të kalojë nëpër shumë fusha e ara ku edhe shpesh i ndodhë një “e ngrehur veshi” nga pronarët që kanë sera të perimeve aty afër.

“Ne në qytet nuk kemi ara, dhe ato i mbledh në fshatra afër qyteti por kur afrohem me mbledhë lule afër bahxheve, shpesh më rrahin se mendojnë që kam shku për me vjedhë,  shprehet Altini.

Fitime më të mëdha nxjerrë një 6 vjeçar nga Dumnica e Podujevës. Ai tregon se fiton deri në 80 euro në ditë, meqë lulet i mbledhë në fushën e vet dhe se janë gjithmonë të freskëta. Ai ndahet i kënaqur nga fitimin, por për punën që bënë nuk dihet mirë. Thotë se e tallin moshatarët dhe për këtë nuk dëshiron ta tregoi as emrin.

Frikën e talljes e ka edhe një i ri nga Malisheva i cili sjellë dredhëza për ti shitur  në Prishtinë. Ai thotë se nuk ka gjetur punë dhe në këtë mënyrë është vetëpunësuar dhe i kultivon në seren e tij, e më pas i shet.

“Nuk është që nuk fitojmë, ama kjo punë është sezonale edhe kur ndërpritet duhet ato para qa i kem fitu me i menaxhu edhe për kohen kur s’kemi punë. Është biznes familjar ka shpenzime por ia vlen me i shit në Prishtinë se në Malishevë më dobët është”, ky i ri  nga Malisheva./Gazeta Fjal/.

11292767_903901179673842_541925687_n

11123959_903902529673707_2061045772_n

11264387_903900786340548_1654468921_n

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jetojne-me-lule-xheneti-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala