Jeta në duart e mamive

Autori:Avdyl Pajaziti

Një zë bebe dëgjohet në njërin nga 11 bokset, sa janë në sallën e lindjes në Klinikën e Gjinekologjisë.

Pesë mami, qëndrojnë afër boksit të lindjeve, në një zyrë të ndarë me një mur të ulët e me xhama të mëdhenj.

Njëra nga mamitë për një çast i afrohet gruas që ishte aty për të lindur. Ia mat asaj tensionin, vetëm pak çaste para se të futet pikërisht në boksin ku do ta lindë beben e saj.

“Kryesisht mamitë dhe infermieret në Klinikën e Gjinekologjisë janë femra”, thotë Elmaze Vela, kryeinfermierja e Klinikës.

Ajo tregon se krahas kushteve shpesh jo të favorshme, shumica nga to mundohen të bëjnë punë të mirë, për mirëqenien e nënave dhe bebeve që vijnë në jetë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë.

42 vjet përkushtim për lindje të shëndetshme të fëmijëve

“Është ndjesi e mirë dhe kënaqësi e veçantë, kur asiston në një lindje. Por zinxhiri i menaxhimit të lindjeve nuk përfundon me sallën e lindjes, por deri te momenti kur gruaja që lindë beben e saj del nga spitali”, thotë Vela, që në repart të gjithë e njohin si Motra Galë.

Ajo ka 42 vjet përvojë pune, të kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, të hapur me merita të shumta të gjinekologes së parë kosovare, të ndjerës Sahadete Mekuli/Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jeta-ne-duart-e-mamive/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala