Jeta luksoze e boksierit analfabet

Autori:Zekirja Shabani

Sportisti më i paguar në botë Floyd Mayweather, i cili është deri tani boksier i pamposhtur ka një stil të veqant jetese që e karakterizon. Ai shpenzon miliona euro në mënyrë marramendëse. Mirëpo, e vecanta e tijë është se ai nuk di të lexojë.

Floyd Mayweather, ka një llogari bankare në të cilën ka 123 milion dollarë.

Ai u pagua për ndeshjen e tij kundër Cancelo Alvarez, me një çek të vetëm me shumën prej 40 milion dollarësh.

Në udhëtimet e tij ai mban me vete qese të plastikës të mbushura me kartëmonedha 100 dollarëshe.

Ai është i fascinuar pas veturave dhe posedon dy parqe me automjete luksoze. Të gjitha veturat e tij në shtëpinë e tij në Miami janë në ngjyrë të bardhë, ndërsa veturat e tij në shtëpinë e tij në Las Vegas janë të zeza.

Mbath atletet vetëm një herë, e pastaj i le ato në dhomën e hotelit që ti marrin pastruesit.

Shpenzon 6500 dollarë në vit në të mbathura, të cilat poashtu i ka vetëm për një përdorim.

Posedon një aeroplan privat G5, me të cilën nuk i lejon ekipin e tij të udhëtoj me të, pasiqë frikësohet se krijohet peshë e madhe në kabinë.

Njihet poashtu për baste të çmendura 7 shifrore.

Shpenzon 25,000 dollarë për mbrojtëse gojore të boksit, të cilat i përpunon me diamante, ari dhe kartëmonedha 100 dollarëshe.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jeta-luksoze-e-boksierit-analfabet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala