Jeta e emigrantëve në rrezik

Autori:Zekirja Shabani

Një vushtrrias, familjarët e të cilit ka marrë rrugën e migrimit në Perëndim, alarmon për tmerrin që po përjeton familja e tij në Hungari. Ai thotë se policia hungareze i ka bllokuar shumë emigrantë tashmë në rrugët dhe stacionet e Budapestit dhe nga të ftohtit që po mbretëron atyre u rrezikohet shëndeti.

Ai thotë se familjarët e tij e kanë kontaktuar dhe i kanë rrëfyer për kushtet e rënda dhe tmerrin që po përjetojnë n duke bredhur nëpër stacionet e trenit dhe rrugët e Budapestit.

“Shumë familje atje tash e sa ditë janë bllokuar nga policia hungareze. Ushtria atje ka mbyllur hotelet dhe ka ndaluar qarkullimin e taksistëve. Më e keqja është se biletat e blera nga kosovarët për të udhëtuar në shtetet e tjera u shqyhen nga policia”, i ka thënë Telegrafit një vushtrrias që deshi të mbetet anonim.

Sipas tij, kosovarët detyrohen të blejnë nga disa herë bileta, bileta te reja, por sapo të hasin në policinë dhe ushtrinë në hungareze, ata ua marrin dhe ua shqyejnë sërish.

“Ata janë duke bredhur rrugëve dhe stacioneve të trenit në Budapest. E kanë të vështire t’i bëjnë ballë ftohtit që është duke mbretëruar atje. Kosovarëve, në mesin e tyre edhe shumë fëmijëve, u rrezikohet shëndeti. Ata janë të dërmuar e të rraskapitur”, thotë ai për Telegrafin.

Ky qytetar apelon të Qeveria e Kosovës që urgjentisht të ndërmarrë masa dhe të kërkojë nga autoritetet hungareze që t’i lejojnë emigrantët kosovarë që të lëshojnë shtetin e tyre sepse qëllimi i tyre nuk është Hungaria. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jeta-e-emigranteve-ne-rrezik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala