Jep dorëheqje nga LDK Refik Ramaj ish kandidati për kryetar komune në Vushtrri

Autori:Avdyl Pajaziti

Njëri prej eksponentëve të politikës së LDK-së në Vushtrri, dhe ish kandidati për kryetar komune, Refik Ramaj është dorëhequr nga LDK. Dorëheqjen e tij për portalin veriu.info e ka konfirmuar vetë Ramaj.

“Njoftoj aktivistët, simpatizantët dhe votuesit e LDK-së, se kamë dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat në LDK. Falënderojë aktivistët, anëtarësinë dhe simpatizantët e LDK-së për besimin dhe mbështetjen gjatë punës sime 25 vjeçare në LDK. LDK-së i uroj shumë suksese!”, thuhet në njoftimin e Refik Ramajt.

Në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, Ramaj ishte kandidat i LDK-së për kryetar komune, ku në një garë të ngushtë me Muharrem Shabanin e AAK-së, nuk mundi të hyjnë në garën për balotazh. Po ashtu sipas burimeve të poralit veriu.info, ai më pas nuk ishte pajtuar me qëndrimin e kryesisë qendrore dhe të degës që të hyhet në koalicion me AAK-në, në garën e Balotazhit mes Bajram Mulakut të PDK-së dhe Muhrrem Shabanit të AAK-së.

Po ashtu në zgjedhjet e fundi të degës së LDK-së në Vushtrri, Ramaj ishte kandidat për kryetar dege ku ishte mundur nga kryetari i mëhershëm, Hysni Gërguri.

Por sipas burimeve të portalit veriu.info, nuk janë këto arsyet kryesore të dorëheqjes së Ramajt, i cili ka pakënaqësi edhe me trajtimin që udhëheqja e partisë së tij, ia ka bërë pas ardhjes në pushtet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jep-doreheqje-nga-ldk-refik-ramaj-ish-kandidati-per-kryetar-komune-ne-vushtrri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala