Jep dorëheqje ministri grek i financave

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri grek i Financave, Janis Varufakis ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e tij.

Shkak është bërë situata e vështirë në Greqi, ku pas referendumit të djeshëm, qytetarët vendosën mos të pranojnë kushtet për kreditim nga ndërkombëtarët.

Në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, Varoufakis ka fajësuar Eurozonën për dorëheqjen e tij. Jo më ministër. Eurogrup kundër prezencës sime në takime”, citohet në mesazhin e Varoufakis.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jep-doreheqje-ministri-grek-i-financave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala