Jep Dorëheqje Kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës

Autori:Gazeta Fjala

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës Kada Bunjaku-Përquku ka dhënë dorëheqje nga ky post për arsye siç i ka quajtur ajo “komplet personale”.

Këtë e ka konfirmuar vetë për KALLXO.com

“Unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e tanishme si kryetare e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Arsyet e mia janë krejt personale dhe këto janë edhe arsyet të cilat i kam cekur në akt-dorëheqjen që ia kam dërguar Këshillit Gjyqësor,” tha Bunjake-Përquku.

Ajo i deklaroi KALLXO.com se do ta vazhdojë punën si avokate.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jep-doreheqje-kryetarja-e-gjykates-themelore-te-mitrovices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala