Jep dorëheqje ambasadori Naim Malaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas burimeve të lajmi.net, Naim Malaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës.
Ambasadori Malaj ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në Bernë që prej shtatë vjetësh.

Ende nuk janë dhënë detaje për dorëheqjen e tij, por sipas burimeve të lajmi.net, Malaj ka dhënë dorëheqje pasi mandati i tij është në përfundim e sipër.

“Malaj është tërhequr pasi ka marrë indikacione se nuk do të riemërohet më në këtë pozitë. Edhe pse është në fund të mandatit, ai ka marrë vendim për të dhënë dorëheqje”, ka thënë me kusht anonimiteti një burim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jep-doreheqje-ambasadori-naim-malaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala