Jeni të varur nga telefoni? Provoni këtë aplikacion

Autori:Avdyl Pajaziti

Një psikolog nga Berlini ka zhvilluar një aplikacion, i cili mund të na ndihmojë të heqim varësinë nga pajisjet celulare. I quajtur “Offtime”, ai kufizon veprimtarinë e aplikacioneve të tjera në pajisje, një veprim ky që synon të shmangë shpërqëndrimet, ose t’i frenojnë njerëzit nga komunikimi nëse nuk bëhet fjalë për një rast urgjent.

Aplikacioni nuk bllokon thirrjet dhe lidhjet në rrjet, por përdor modulin “Offtime”, për momentet që përdoruesi ka nevojë të përqendrohet, ose kur do të relaksohet gjatë ditës. Dhe… ka nivele pesonalizimi. Për shembull, në modulin “Offtime”, mund të fiken thirrjet, teksti dhe njoftimet.

Përdorimi i një aplikacioni të tillë po bëhet gjithnjë e më i nevojshëm, nisur nga shifrat e larta të raportimit të përdorimit të pajisjeve inteligjente të dorës (smartphone-t). Në një studim të fundit me 4000 përdorues, të gjithë së bashku, i përdornin telefonat mbi 1.1 miliard herë në ditë, një shenjë kjo , e interpretuar nga studiuesit, si “fiksim në rritje” ndaj telefonave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jeni-te-varur-nga-telefoni-provoni-kete-aplikacion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala