Javën e ardhshme pritet të nisë punën Kardiokirurgjia në QKUK

Autori:Gazeta Fjala

Klinika e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës,  këtë javë ka kompletuar ekipin profesional dhe do të jetë gati që të pranojë rastet e para të ndërhyrjeve kardiokirurgjike.

Ministri i shëndetësisë Imet Rrahmani tha se kjo ministri, do t’i qëndrojnë afër këtij ekipi për krijimin e kushteve sa më të mira dhe ofrimin e mbështetjes tjetër të nevojshme.

“Ne do të angazhohemi që shërbimi të ketë vazhdimësi dhe po punojmë që kushtet të jenë sa më të mira, përveç për Kardiokirurgjinë edhe për Kardiologjinë invazive, që të shtohen orët e punës, duke i përkrahur këto dy shërbime që janë më të shtrenjtat që i ka një vend për t’i pasur pore dhe për t’i mbajtur”., theksoi Ministri.

Avdyl Krasniqi nga Këshilli Përgatitor për funksionalizimin e Kardiokirurgjisë,  tha se pas një pune disa mujore me përkrahjen e MSh-së dhe menaxhmentit të SHSKUK-së, është arritur që sigurohet ekipi, i cili do të punojë tani e tutje në klinikë.

“Është një ekip shumë kompetent, me edukim dhe përvojë ndërkombëtare, që ka kryer intervenime të kësaj fushe edhe në rajon dhe që shpresojmë se me sukses do t’i realizojnë shërbimet kardiokirurgjike këtu”, tha Krasniqi, duke shtuar se orientim kryesor ka qenë që të krijohet ekip që në mënyrë të përhershme do të punojë në QKUK. / Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/javen-e-ardhshme-pritet-te-nise-punen-kardiokirurgjia-ne-qkuk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala