“Java e Pyjeve” nis në shesh

Autori:Avdyl Pajaziti

Në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës të mërkurën është bërë hapja e aktivitetit “Java e Pyjeve”.

Ky aktivitet u hap nga ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi i cili organizoi një aksion simbolik ku shpalosi disa piktura dhe afishe për pyjet dhe shpërndau disa fletushka sensibilizuse tek fëmijët për  ruajtjen e ambientit dhe të pyjeve.

Ministri Krasniqi me këtë rast u ka bërë  thirrje të gjithë qytetarëve që të kujdesën më shumë për ruajtjen e pyjeve edhe të bashkëpunojnë më instancat lokale apo qendrore në këtë drejtim.

Edhe organizatorët treguan se qëllimi i kësaj jave është sensibilizimi i popullatës për mos prerje të pyjeve.

Ky aksion ishte mbështetur edhe nga ambasada Finlandeze

Java e Pyjeve  organizohet në kuadër të fushatë vetëdijësues  “Pyjet janë Burim i Jetës”, e cila është mundësuar nga Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe organizatën FAO.

11253780_1066035390091183_1537849560_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/java-e-pyjeve-nis-ne-shesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala