Jashari: Qytetarët e kanë humbur besimin në sistemin e drejtësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari është shprehur i bindur se do ta kryej me sukses detyrën të cilën e ka marrë para pak ditësh.

Madje sipas tij, hyrja në fuqi e Ligjit për Avokatin e Popullit dhe e atij kundër diskriminimit do të ndikojnë pozitivisht në punën e Ombudspersonit pasi që këto dy ligje, sipas Jasharit i japin me shumë fuqi atij për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të vendit.

Jashari në një intervistë për KosovaPress, ka folur edhe për prioritet e tij në fillim të mandatit.

Avokati tha se besimi i qytetarëve të Kosovës është i luhatur në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe jo vetëm në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Jashari shpreson se me ligjin e ri institucioni i Avokatit do të fuqizohet.

Me ligjin e ri, Avokati i Popullit sqaron se ka mandat vetëm ndaj institucioneve publike por jo edhe ndaj atyre private, me përjashtim në rast të diskriminimit në këtë sektor.

“Duhet të jeni në dijeni se Avokati i Popullit ka mandat vetëm ndaj institucioneve publike, dhe jo ndaj institucioneve private, kuptimin gjeneral mandatit që ka. Ndërsa, me ligjin aktual kundër diskriminimit, i është dhënë mandat për të hetuar edhe pretendimet për diskriminim ndaj sektorit privat. Ky ligj gjithashtu hynë në fuqi së bashku me ligjin për Avokatin e Popullit, sepse në të njëjtën kohë janë miratuar. Dhe këtu, institucioni i Avokatit të Popullit kanë filluar përgatitjet për zbatimin e këtij ligji, edhe është gjithashtu prej komponentëve më të rëndësishme që ka institucioni i Avokatit të Popullit para vetes, dhe në të njëjtën masë premtojmë me e fuqizu. Ka me qenë edhe sektori privat i përshirë, por vetëm në fushën e diskriminimit, dhe jo në fushat e tjera”, tha ndër të tjera, Jashari.

I pyetur se a do të ketë raport lidhur me pretendimet e ish-avokatit, Sami Kurteshi se ka pasur shkelje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me emërimet e tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, për një gjë të tillë ai thotë se do të prononcohet institucioni që ai udhëheqë nëse konsiderohet se ka pasur shkelje.

Ai nuk ka dashur të vlerësojë punën e paraardhësit të tij Sami Kurteshi, duke thënë se kjo është në kompetencat e Kuvendit të Kosovës, pasi ai zgjedh ë Avokatin e Popullit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jashari-qytetaret-e-kane-humbur-besimin-ne-sistemin-e-drejtesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala