Jashari bën thirrje për unitet

Autori:Avdyl Pajaziti

Shënimi i ditës së flamurit shqiptar nga liderët të institucioneve më të larta Republikës së Kosovës ka filluar sot me vizita dhe homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, familje kjo e cila dha mesazh për bashkim.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka falënderuar të gjithë ata që kontribuojnë për vend, duke bërë thirrje për unitet.

“I falënderoj të gjithë shqiptarët për vizitat, për punën, për kontributin që kanë dhënë deri më tani. Shpresoj edhe në të ardhmen jemi të gjithë bashkë, se pa një unitet e kemi të vështirë të bashkuar e kemi zor t’i arrijmë qëllimet tona. Shpresoj që gjithmonë të jemi bashkë dhe vazhdojmë rrugën bashkë si komb dhe si shqiptarë”, potencoi Jashari.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jashari-ben-thirrje-per-unitet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala