Japonezët pritet të sjellin rrymë nga gjithësia në Tokë

Autori:Zekirja Shabani

Paramendoni që njeriu të krijojë rrymë në gjithësi dhe ta dërgojë atë në Tokë. Falë japonezëve ndoshta nuk do të presim gjatë këtë.

Japonezët nga largësia 55 metra ia dolën të transmetojnë me mikrovalë rrezatuese dy kilovatë energji elektrike. Kështu ata kanë bërë një hap të madh drejt zhvillimit të transmetimit të rrymës pa ndihmën e telave , ndërsa kanë filluar fazën e re të realizimit të projektit për ndërtimin e centralit diellor në orbitën e Tokës.

Japonezë për këtë mendojnë që nga fillimi i viteve të 80-ta. Ideja kryesore është të prodhojnë rrymë në gjithësi dhe atë vazhdimisht ta dërgojnë në Tokë, pa kufizimet që në planetin tonë ndodhin për shkak të ndërrimit ë ditës e të natës dhe mungesës së rrezeve të Diellit në ditët e vrenjtura.

Faza e parë e projektit të centralit kozmik ka filluar në vitin 2009, transmeton koha.net. Ajo duhet të përbëhet nga panelet gjigante të foto tensioneve e kapaciteti i saj do të ishte deri në 10 herë më i madh se ai i centraleve të ngjashme në Tokë.

Rryma e prodhuar në gjithësi do të shndërrohej në të ashtuquajturën rrjedhë energjetike e cila përmes përdorimit ë laserit ose të mikrovalëve, do të transmetohej në Tokë. Në hapësirën e planetit tonë e gjithë kjo do të mblidhej nga antena e madhe satelitore e cila , pastaj, të gjithën, do ta shndërronte në energji elektrike.

Edhe pse në këtë fushë deri më tash është bërë një përparim, japonezët megjithatë thonë se teknologjia nuk do të jetë e zbatueshme para vitit 2040.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/japonezet-pritet-te-sjellin-rryme-nga-gjithesia-ne-toke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala