Janjiq: Të shtyhet vendimi për pranimin e Kosovës në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë vendimin për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Në një video-mesazh në gjuhën angleze, Janjiq ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe beson se vendimi për pranimin e Kosovës në UNESCO duhet të shtyhet derisa të definohen mekanizmat institucional për mbrojtjen e vendeve të shenjta serbe në Kosovë nëpërmjet dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, me garancë ndërkombëtare, transmeton KosovaPress.

“Jemi shumë të brengosur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në UNESCO – jo se jemi kundër promovimit të kulturës dhe edukimit në Kosovë, por se është shumë e vështirë për ne që t’i besojmë institucioneve të Kosovës”, ka porositur Janjiç.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/janjiq-te-shtyhet-vendimi-per-pranimin-e-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala