Janjiq: Në maj 2016, zgjedhje në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

“Më së largu deri në maj të vitit 2016 në Kosovë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa subjekti politik ‘Aktivna Srbija’ është duke u përgatitur për ato zgjedhje dhe planifikon të dalë në koalicion”, ka porositur Dushan Janjiq, publicist i njohur serb, i cili në veri të Mitrovicës ka promovuar subjektin politik dhe ka formuar Këshillin Rajonal të subjektit “Aktivna Srbija”.

Kjo porosi e Janjiqit nga konferenca e parë rajonale të cilën “Aktivna Srbija” e ka organizuar në Kosovë, ka inkurajuar serbët e veriut të Kosovës, por edhe ata në jug që të bëhen pjesë e saj dhe që ta ruajnë unitetin në mes të serbëve.

Janjiq ka shtuar se subjekti i politik “Aktivna Srbija” është formuar, jo për ta përçarë unitetin në mes të serbëve, por për ta ngjallur konkurrencën politike në mes të partive politike serbe.

“Qëllimi është që në këto zgjedhje të mos vijë deri te shkapërderdhja e votave të serbëve, që të mobilizohen serbët të cilët dalin në zgjedhje dhe në asnjë mënyrë të mos vijë deri te konfliktet. Ndërsa qëllimi i dytë është që në këto zgjedhje (‘zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë në maj të vitit 2016’) të ndryshohen njerëzit që përfaqësojnë bashkësinë serbe”, ka thënë Janjiq, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në konferencë. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/janjiq-ne-maj-2016-zgjedhje-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala