Janë vrarë mbi 8500 luftëtarë të ISIS-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Koalicioni i forcave aleate nën komandën e SHBA, nga sulmet ajrore në Irak ka vrarë më shume se 8500 luftëtarë të shtetit islam nga gushti i vitit të kaluar.

Këtë sot e ka thënë udhëheqësi i komandës qendrore të ushtrisë amerikane gjeneral Lloyd Austin Austin ka thënë se jo vetëm që janë vrarë 8500 luftëtarë por nga këto sulme janë shkatërruar qindra automjete, tanke dhe armatim të rëndë.

Sulmet ajrore po ashtu e kanë zvogëluar mundësinë që ISIS të provojë të marrë rafineritë dhe pikat e naftës, sidomos në Siri. Austin ka thënë se ISIS i cili ka kontrolluar pjesët kryesore të Irakut verior dhe atij perëndimor nga vera e kaluar, më nuk është në gjendje të mbajë territore të reja.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jane-vrare-mbi-8500-luftetare-te-isis-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala