Jakup Krasniqi: Opozita nuk ka qenë asnjëherë më e bashkuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në emisionin “Info- Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se të gjitha zhvillimet që po ndodhin kohët e fundit – përfshirë edhe këto të sotme në Kuvendin e Kosovës, konfirmojnë sipas tij, se vendi është në një gjendje të krizës institucionale.

Ai ka thënë se problemi i krijuar pas marrëveshjes së nënshkruar për Asociacionin e komunave më shumicë serbe, e ka prodhuar këtë gjendje.

“Mundem të mos pajtohen në tërësi me veprimet që i ka zgjedhur opozita, për t’i kundërshtuar vendimet e Qeverisë. Ky është qëndrimi im personal dhe ndoshta unë kisha zgjedhur një rrugë tjetër. Ndoshta një rrugë më e butë është shpallja e një moratoriumi për këto marrëveshje, që koalicioni qeverisës së bashku më opozitën ta ulen në tryezë dhe të gjejnë një zgjidhje”, ka theksuar Krasniqi.

Sipas tij, opozita kosovare, ndonëse me më pak numra në Kuvendin e Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më e unifikuar dhe bashkuar se tash. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jakup-krasniqi-opozita-nuk-ka-qene-asnjehere-me-e-bashkuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala