Jakup Krasniqi nuk e mohon mundësinë e ribashkimit me PDK-në

Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, nuk e ka mohuar mundësinë që t’i bashkohet në një koalicion partisë së tij të vjetër, PDK-së.
Në një intervistë dhënë Gazetës Fjala, ai ka thënë se koalicionet në Kosovë janë të kushtëzuara nga sistemi politik i vendit
“Në situatën në të cilën jemi është vështirë të thuhet po ose jo, pasi shumëçka është e kushtëzuar nga sistemi zgjedhor i cili nuk të jep shumë mundësi zgjedhjeje,” ka thënë ai.
“E gjithë çështja është, në Kosovë duhet te ndryshohet qeverisja për tu ndërprerë keq qeverisja. Pasi edhe me koalicionin e madh vetëm çka është përkeqësuar qeverisja në të gjitha segmentet qeverisëse. Ketë ndryshim mund ta bëjë vetëm opozita e bashkuar.”
Jakup Krasniqi së bashku me kolegun e tij nga PDK-ja, Fatmir Limaj, në shkurt të vitit 2014 themeluan partinë e tyre të quajtur Nisma për Kosovën. Deri tek ndarja me partinë e udhehequr nga Hashim Thaci ishte ardhur pas pakënaqëive të shumta me mënyrën se si po bëhej udhëheqja e partisë./Gazeta Fjala