Jakup Krasniqi: Kryeministër lëre facebookun

Autori:Zekirja Shabani

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, njëherësh kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s,  i ka shkruar kryeministrit Isa Mustafa lidhur me konfrontimet e fundit në rrjetet sociale, Qeveri-opozitë.

Ai ka kërkuar nga Mustafa që ti përvisshet punës dhe të mos merret me fotografime e postime në rrjete sociale.

Lexojeni të plotë deklaratën për medie nga Jakup Krasniqi:

Kryeministër, pa hyrë në shtjellimet sesi keni ardhur në krye të qeverisë, ju duhet ta dini se keni marrë një përgjegjësi të madhe – për të qeverisur me vendin për te gjithë qytetarët, edhe për ata që nuk ua kanë dhënë votën, në Kuvend apo jashtë tij.

Kryeministër, Ju e keni për detyrë, qeverisjen e vendit me paranë publike, ndërsa opozita i ka fjalët, për t’ju shtyrë juve për të qeverisur sa më mirë me vendin. Mos pretendo kot, t’ua mbyllesh gojën opozitës. Tentimi për t’ia mbyllë gojën opozitës, nuk është demokraci, është autokraci, tirani a despotizëm.

Nëse doni ta ushtroni me kompetencë e përgjegjësi detyrën tuaj, po ua jap një këshillë: Lëne fb, leni fotografimin para kamerave dhe improvizimet tjera, përvishu punës për të qeverisur vendin. A nuk po e shihni se për një kohë të gjatë në heshtje ka ikur truri i Kosovës, tani po ikën fuqia punëtore dhe bizneset?! A keni ndonjë plan për t’i ndal këto trende negative?!

Kryeministër, vendi nuk qeveriset duke akuzuar opozitën, për pazotësinë tuaj për të marrë vendime të rëndësishme për vendin.

Përvishu punës dhe komuniko si njeri e intelektual me opozitën dhe qytetarët! Trego se ke filluar ta mësosh abc-ën e demokracisë?! Shkëputu njëherë e mirë nga mentaliteti qeverisës i “Babo Çemos”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jakup-krasniqi-kryeminister-lere-facebookun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala