Jakup Krasniqi dorëzon mandatin e deputetit

Ish Kryetari i Kuvendit dhe tash deputeti i NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi ka njoftuar se tërhiqet nga deputeti i Kuvendit, për t’i liruar vendin një deputeti tjetër. Ai këtë njoftim e ka bërë në faqen e tij në Facebook. “Përveç motivit të përgjithshme për tu marrë me politikë, për të kontribuar për vendin me përvojën e fituar nder vite, mbetja në politikë apo ambicie politike për motive personale nuk kam, pasi në ketë plan kam realizuar më shumë sesa kam synuar”, ka shkruar më tej Krasniqi. Ai ka njoftuar se do të vazhdojë të qendrojë tek supbjeti politik – NISMA për Kosovën. “Ketë nuk do të nguroj ta bëjë derisa te me punoj mendja dhe shëndeti”, ka thënë Krasniqi.