Jakobson dhe Engel, 4 korrikun e festuan në Teqenë e Madhe

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Treacy Ann Jacobon dhe kogresisiti amerikan Eliot Engel, kanë zgjedhur Teqenë e Madhe në Rahovec, për ta festuar 4 korrikun ditën e pavarësisë së shtetit të tyre.
Ata janë pritur nga ministri i Financave Avdulla Hoti. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se së bashku në Teqenë e Madhe festuam ditën e pavarësisë të vendit mik
“Sot ne Rahovec, ne Teqenë e Madhe, na nderuan me vizite Kongresisti Eliot Engel dhe Ambasadorja Amerikane me bashkëpunëtore te tjerë. Festuam bashke ditën e pavarësisë se ShBA-ve, këtij vendi mik”.
“Sipas Kongresistit Engel, ShBA është vendi me demokracinë me te vjetër, ndërkaq Kosova me demokracinë me te re qe ka shume për te mësuar”, ka shkruar Hoti.