Jahjaga: Zhvillimi ekonomik mbetet prioritet

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim Koordinatoren për Ndihmë të Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Euro-Azi, Alina Romanowski, me të cilën ka biseduar për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe aspektet e ndihmës amerikane.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Presidentes, Jahjaga ka thënë se zhvillimi ekonomik i bazuar në sektorin privat, reformat institucionale dhe konsolidimi i sundimit të ligjit mbeten prioritet i Republikës së Kosovës.

Jahjaga ka thënë se një vëmendje e veçantë në Kosovë po i kushtohet edhe stabilitetit energjetik dhe infrastrukturor, për të krijuar një bazë të nevojshme për investime të jashtme.

Presidentja Jahjaga ka thënë se duhet të vazhdohet t’i kushtohet vëmendje kapitalit njerëzor dhe se në këtë drejtim, fondet dhe bursat për studime në SHBA kanë pasur një ndikim transformues për brezin e ri. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-zhvillimi-ekonomik-mbetet-prioritet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala